Kryetari i tifozëve “Dardanët”, Lulzim Berisha, reagon për gjuhën që ka përdorur.
Ai distancohet nga termi duke thënë se e ka përdorur në afekt.
“Përmes kësaj shkrese publike, dua të distancohem nga termi që kam përdorur dje në afekt dhe në nevrikosje e sipër.
Po ashtu i kërkoj falje publike kujtdo që është lënduar nga unë, pasi e kam thënë atë fjalë. Aspak nuk ishte ai qëllimi im, ngase nuk përkon me karakterin, e as etikën time.
Tani me duhet të flas për situatën që u mundua të paraqitej në formën që nuk ngjau, duke krijuar insinuata të panevojshme.
E vërteta qëndron në atë se në (unë me Kryetarin e FFK-se, Agim Ademi) ishim duke qëndruar bashkë dhe gjithë ajo çfarë u përpoq t’i shitej publikut, ishte trillim që nuk përkiste me realitetin dhe atë që unë vetë e pashë.
Mu për shkak të gënjeshtrave dhe intrigave, u bëra temperament. Ato nuk mund t’i pranoj për të vetmen arsye, sepse vetën e konsideroj shqiptar të dinjitetshëm dhe të vërtet. Une di për çfarë vlerash qëndroj!”, reagon Berisha.