Interi ende nuk i ka ofruar kontratë të re Handanovicit

Futboll

Interi ende nuk i ka ofruar kontratë të re Handanovicit

Më: 17 mars 2022 Në ora: 17:46
Samir Handanovic

Kampioni italian Inter mund ta humbasë portierin e tij Samir Handanovic me parametra zero gjatë kësaj vere, raporton “Fichajes”.

Kjo gjë është si pasojë se krerët e “Nerazzurëve” ende nuk i kanë ofruar kontratë të re gardianit 37 vjeçar.

Raportohet se Andre Onana do të jetë pasardhësi i Handanovicit në portën e Interit, pasi që portieri i Ajaxit ka nënshkruar dhe është konfirmuar se do të bashkohet me kampionin italian në korrik të këtij viti.

Transferimi i Onanas nga Interi nënkupton që një rinovim i kontratës për Handanovicin mund të jetë i pamundshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat