Roma është kualifikuar në frymën e fundit, duke e eliminuar ekipin nga Holanda, Vitesse.
Roma si vendas luajti baras (1:1) me Vitessen, por falë fitore në takimin e parë me rezultat 1:0, kualifikohet në çerekfinale të Conference League.
Futbollisti Wittek në minutën e 62-të shënoi për Vitessen dhe Abraham në atë të 90+1 për Romën.
Marash Kumbulla u paraqit standard për Romën dhe Toni Domgjoni, për Vitessen, i cili zëvendësohet në minutën e 90+.
Vitesse eliminohet nga Conference League.