Gjyqtari Martinez Munuera është caktuar për të vënë drejtësi në “Klasiken” e së dielës mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.
Gjyqtari nga Alikante (Rajoni i Valencias) do të jetë i shoqëruar në VAR nga Mateu Lahoz.
Kjo është hera e dytë që Munuera do të drejtojë një përballje mes Realit dhe Barçës. Për herë të parë ai ka drejtuar këtë sfidë në sezonin e kaluar, teksa Reali triumfonte 1-3 në “Camp Nou”.
Në karrierën e tij, Munuera e ka drejtuar Realin në 29 takime, nga të cilat Reali ka fituar 18, barazuar 6 dhe humbur 5. Barcelonën ai e ka drejtuar në 26 takime me një bilanc prej 16 fitoresh, 6 barazimesh dhe 4 humbjesh.