Mbrojtësi i Paris Saint-Germain, Layvin Kurzawa është sulmuar nga ultrasit klubit, ndërsa po largohej nga kompleksi stërvitori klubit “Camp des Loges” të mërkurën.
Francezi ishte ndalur në semafor në momentin kur ultrasit i shkojnë te makina dhe hapin derën e saj, ndërsa filluan debate më tone të larta.
Pas publikimit të këtij momenti në rrjetet sociale, tifozët kërcënuan lojtarët e PSG-së se i njëjti fat i pret të gjithë.
Kjo sjellje e ultrasve vjen pas eliminimit të PSG-së nga Champions League nga Real Madridi, gjë e cila solli acarim te mbështetësit e skuadrës, që kërkuan largimin e Lionel Messit dhe Neymar, ndërsa kanë fishkëllyer kundër të gjithë ekipit me përjashtim të Kylian Mbappes.