Ndeshja kundër Middlebrough, flet Tuchel

Futboll

Ndeshja kundër Middlebrough, flet Tuchel

Më: 18 mars 2022 Në ora: 13:48
Ndeshja kundër Middlebrough, flet Tuchel

Chelsea është duke kaluar në një moment të vështirë që pas vendosjes së sankskioneve nga qeveria britanike për shkak të lidhjes së pronarit të klubit, Roman Abramovich me Vladimir Putin, pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Për trajnerin e “bluve” të Londrës, Thomas Tuchel, sporti është kundër luftës dhe si i tillë duhet të trajtohet.

“Shpresoj të ketë entuziazëm të madh në ndeshjen e FA Cup. Sporti është e kundërta e luftës, ka të bëjë me dashurinë për lojën, respektin për kundërshtarin dhe mbështetjen për skuadrën.”-theksoi tekniku në prag të ndeshjes në transfertë me Middlesbrough, që do të luhet këtë të shtunë në orën 18:15.

Për shkak të kufizimeve financiare që i janë vendosur klubit të Cheleseas, në mediat britanike u raportua se skuadra do të duhej të udhëtonte me autobus në vend të avionit, megjithatë tekniku siguroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Jemi organizuar, mund të udhëtojmë me avion dhe është një gjë e rëndësishme, pasi duhet të luajmë pas vetëm dy ditësh. Jemi të lumtur, gjithçka është në rregull si zakonisht dhe mund të përgatitemi në mënyrë normale“-shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat