Edhe një goditje për rusët

Futboll

Edhe një goditje për rusët

Më: 18 mars 2022 Në ora: 14:09

Ekipet ruse dhe kombëtarja e këtij vendi do të mbeten jashtë të gjitha garave të organizuara nga FIFA. Apeli i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) i është përgjigjur kërkesës së Federatës Ruse të Futbollit për pezullimin e masës së përjashtimit të nisur si nga FIFA ashtu edhe nga UEFA, deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga vetë CAS.

CAS vendosi mëngjesin e sotëm pro FIFA-s dhe UEFA-s, duke hedhur poshtë kërkesën e federatës ruse, që kërkonte pezullimin e vendimeve të institucioneve në fjalë deri në një vendim përfundimtar në lidhje me këtë çështje.

“Presidenti i Divizionit të Arbitrazhit të Apelit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) hodhi poshtë kërkesën e paraqitur nga Federata Ruse e Futbollit për të pezulluar, për kohëzgjatjen e procedurave të CAS, ekzekutimin e vendimit të Këshillit të FIFA-s për eliminimin e të gjitha ekipeve dhe kombëtares ruse nga pjesëmarrja në garat e saj deri në njoftimin e mëtejshëm.

Si rezultat, vendimi i kontestuar mbetet në fuqi dhe të gjitha skuadrat dhe klubet ruse vazhdojnë të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s. Procedurat e arbitrazhit të CAS janë duke vazhduar.

Një panel arbitrazhi është duke u ngritur dhe palët po shkëmbejnë raportet me shkrim. Nuk është caktuar ende seancë dëgjimore”-bëri me dije CAS.

Këto sanksione ndaj Rusisë u vendosën pas nisjes së pushtimit të Ukrainës dhe nuk dihet sesa do jetë kohëzgjatja e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat