Selektori zviceran ka disa fjalë për Kosovën

Futboll

Selektori zviceran ka disa fjalë për Kosovën

Më: 18 mars 2022 Në ora: 14:21
Selektori zviceran ka disa fjalë për Kosovën

Selektori zviceran i përfshiu tre shqiptarë në listë, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën e Andi Zeqirin.

Ai e sheh këtë ndeshje si mjaft speciale, duke e pasur parasysh lidhjen në mes të dy vendeve, në aspektin sportiv.

“Do të luajmë me gjasë në dy stadiume të mbushura kundër kundërshtarëve atraktivë”, tha fillimisht për uebfaqen zyrtare të Federatës Zvicerane të Futbollit, Yakin për dy miqësoret e marsit, ndaj Anglisë dhe ndaj Kosovës.

“Shumë persona të përfshirë në këtë lojë kanë raporte speciale me vendin tjetër. Kemi lojtarë me origjinë nga Kosova. E Kosova ka lojtarë që janë rritur dhe formuar në Zvicër. Përpos domethënies sportive, ndeshja me Kosovën duhet të jetë një takim i miqësisë, si në fushë ashtu edhe në tribuna”, tha Yakin.

Kosova do t’i zhvillojë dy miqësore në muajin mars, ndaj Burkina Fasos më 24 mars dhe ndaj Zvicrës më 29 të këtij muaji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat