Silvestri: Ndeshja me Maqedoninë është event i madh sportiv

Futboll

Silvestri: Ndeshja me Maqedoninë është event i madh sportiv

Më: 18 mars 2022 Në ora: 14:50
Silvestri: Ndeshja me Maqedoninë është event i madh sportiv

Në prag të ndeshjes së play-off-it në Palermo në mes Italisë dhe Maqedonisë, e vlevshme për Botërorin “Katar 2022”, i ftuar në “Shtëpinë e Futbollit” ishte ambasadori i Italisë në vendin tonë, Andrea Silvestri.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, presidenti Muamed Sejdini me ambaasadorin Italian, ndan pritshmëritë e tyre për këtë përballje, dhe premtuan se do të bëjnë tifo për njërën nga dy kombëtaret në sfidën finale të balotazhit për “Katar 2022”.

“Pres një ndeshje të hapur. Do të jetë një sfidë për të dyja kombëtaret. Ndeshja në Palermo është një moment i madh sportiv, por edhe një moment miqësie mes dy vendeve. Le të fitojë më i miri”, tha mes tjerash ambasadori italian Andrea Silvestri.

Me këtë rast ambasadori Andrea Silvestr, dhuroi fotografi nga reportazhi “Për herë të parë” të fotografit Mateo de Maida dhe gazetarit Cosimo Bizari, të marra nga disa vende të Maqedonisë para paraqitjes së parë dhe historike të Maqedonisë në EURO 2020.

Ndeshja mes Italisë dhe Maqedonisë do të zhvillohet më 24 mars në Palermo dhe fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me fituesin në mes Turqisë apo Portugalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat