Tottenham do të bëjë një ofertë për sulmuesin e Barcelonës

Futboll

Tottenham do të bëjë një ofertë për sulmuesin e Barcelonës

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:22
Tottenham do të bëjë një ofertë për sulmuesin e Barcelonës

Tottenham do të bëjë një ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay.

Holandezi është në krye të listës së dëshirave të klubit anglez, me drejtorin Fabio Paratici që ka nisur punën për të bindur lojtarin që të transferohet në Londër verën e ardhshme.

Sipas gazetarit katalanas Gerard Romero, Tottenham duket se i ka bërë një ofertë Depay-t për sezonin e ardhshëm.

Me këtë ofertë Spurs synojnë të fitojnë një avantazh ndaj konkurrencës duke parë se holandezi pëlqehet nga disa ekipe.

Depay është transferuar te katalanasit verën e kaluar me kosto zero nga Lyon-i dhe ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare.

Në 28 ndeshje të luajtura me Barcelona-n në këtë sezon, Depay ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Vlera e tij në treg, sipas Transfermarkt, është 45 milionë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat