Selektori i Kosovës publikon listën për miqësoret e marsit kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës

Futboll

Selektori i Kosovës publikon listën për miqësoret e marsit kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës

Më: 18 mars 2022 Në ora: 15:28
Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës

Alain Giresse publikon listën për miqësoret e marsit kundër Burkina Fasos dhe Zvicrës.

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër Burkina Fasos, më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe kundër Zvicrës, më 29 mars në Cyrih.

Kosova ka dy sfida intresante dhe synon rezultate pozitive.

Image

Lista

Trajneri francez më 21 mars do të paraqitet në konferencë për media në orën 11:00 në hotel “Emerald”, derisa stërvitja e parë do të mbahet më 22 mars në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 16:00.

Lista: Arjanet Muriç (Adana Demirspor),  Samir Ujkani (Empoli), Visa Bekaj (Tirana), Mërgim Vojvoda (Torino), Florent Hadërgjonaj (Kasimpasa), Amir Rrahmani (Napoli), Fidan Aliti (Zurich), Betim Fazliji (St. Gallen), Mirlind Kryeziu (Zurich), Ibrahim Dresheviq (Heerenveen), Lirim Kastrati (Ujpest), Toni Domgjoni (Vitesse), Blendi Idrizi (Schalke 04), Florian Loshaj (Cracovia), Valon Berisha (Reims), Milot Rashica (Norwich), Emir Sahiti (Hajduk Spliti), Zymer Bytyqi (Konyaspor), Edon Zhegrova (Lille), Florent Muslija (Paderborn), Elbasan Rashani (Clermont), Vedat Muriqi (Mallorca) dhe Astrit Selmani (Hammarby).

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat