Partizani luan në Kamzë kundër Kastriotit takimin e radhës në Superiore.
“Demat” do të kërkojnë rikthimin te fitorja pas dy barazimeve radhazi, aq shumë e nevojshme për objektivin Europë. Trajneri i ekipit kryeqytetas, Dritan Mehmeti preku disa tema gjatë konferencës për shtypin përpara transfertës së ditës së shtunë (13:45).
SITUATA – “Për sa i përket mënyrës se si e interpretuam ndeshjen me Egnatian, ka pasur shumë situata që i kemi analizuar. Megjithatë ky është futbolli. Kur i interpreton jo në mënyrë të duhur, duhet të nxjerrësh mësime.
Është e vërtetë që kemi mungesa të rëndësishme. Në filozofinë time të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm. Kur kemi mungesa i japim mundësi edhe të tjerëve”.