Komisioni disiplinor i shkallës së parë në përbërje; Metë Çeku – kryetar, Dukagjin Zefi, Avni Shala dhe Luan Salihu – anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 18.03.2022 shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të çerekfinales së Kupës së Kosovës si dhe ndeshjeve te Superliges së kadetëve edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve konform dispozitave të Rregullores disiplinore, mori këto:
Vendime:
Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 9, Albion Rrahmani dhe nr ID#000840M00. Goditje me taka të ngritura nga mbrapa në lojtarin kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i FC ”Ballkani” me nr fanelle 45, Theofilus Solomon dhe nr ID#028313M97. Në minuten e 120, ndërhyrje në lojtarin kundërshtar për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ballkani-Prishtina. Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK.
Lojtari i KF “ Trepça 89 “ Sheremet Hajrizi me nr fanelle 99 si nr ID 005119M05, në ndeshjen e xhiros së 17-të , të Superliges së kadetëve Trepça’89-Rilindja zhvilluar me 15.03.2022 në Mitrovicë, në minutën e 67 –të ndëshkohet me karton të kuq . Bazuar në nenin 45 paragrafi 1 pika A i Rregullores disiplinore; Dënohet me dy (2) ndeshje mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK, njofton Komisioni disiplinor; shkalla e parë, kryetar: Metë Çeku.