Ditën e djeshme u luajt takimi i dytë mes Cërvena Zvezdës dhe Rangers për raundin çerekfinal të Europa League.
Një përballje që u mbyll me shifrat 2:1 për skuadrën serbe, por janë skocezët që kalojnë në raundin tjetër pas suksesit 3-0 në takimin e parë.
Para ndeshjes, dy tifozëritë u përleshën pranë hotelit Metropol në Beograd.
Konflikti ka ndodhur për shkak se skocezët kanë brohoritur “Kosova është e Shqipërisë”.
Ndërsa në ditën kur po luhej takimi, një tifoz i Rangers iu drejtua disa tifozëve të Crvena Zvezdës duke iu bërë gjestin e shqiponjës.
Rangers fans hotel in Belgrade. pic.twitter.com/oveJjMquq5
— Paul.G. (@paulglfc7) March 17, 2022