Simone Inzaghi do të përpiqet ta rikthejë Interin te fitorja pasditen e sotme, kur do të presë në shtëpi Fiorentinën, për të mos bërë më hapa fals në rrugën drejt titullit. Duke refuzuar të flasë për mediat e tjera, trajneri e ka paraqitur sfidën në kanalin e klubit, ku ka konfirmuar edhe një herë se kërkon tri pikët, por nuk shqetësohet për gjendjen sepse skuadra ka bindur në lojë.
Ktheheni në fushë pas një ndeshjeje si ajo me Torinon. Sa dëshirë keni të riktheheni te fitorja?
"Pa dyshim që kemi ndjesinë se gjatë kësaj periudhe kemi marrë më pak se meritonim, por shoh shpirtin e duhur.
Këto ditë djemtë kanë punuar shumë mirë dhe kanë dëshirën për t’u kthyer në fushë më të kthjellët dhe me më shumë inteligjencë se kurrë", tha Inzaghi.