Karim Benzema është në dyshim për ndeshjen kampionale ndaj Barcelonës.
Kjo për shkak se sulmuesi francez po vuan nga një lëndim, nga i cili nuk pritet të rikuperohet në kohë për të dielën.
Kështu, kjo do të ishte një mungesë e madhe për “Los Blancos” para derbit më të madh në futboll.
Momentalisht, diferenca e pikëve mes Barcelonës dhe Real Madridit është shumë e madhe, por ka ende lojë për t’u luajtur.