Ka ndërruar jetë ish futbollisti i mirënjohur Eroll Krasniqi.
Ai shumë vite ka luajtur për Besën e Pejës. Ikja e hershme tij ka shokuar gjithë komunitetin e futbollit e më gjerë.
“Në emër të klubit FC Besa ngushëllojmë të gjithë miqtë dhe familjaret e të ndjerit Eroll Krasniqi.
Erollin e kujtojmë si një lojtarë jashtëzakonisht të mirë me sjellje të shkëlqyeshme për kë do që e ka njohur. Erolli ishte udhërrëfyes për të gjithë të rinjtë e futbollit dhe do të mbetet legjendë e përhershme.
Eroll faleminderit për gjithçka,
Legjendat nuk vdesin kurrë!
Lamtumirë Eroll Krasniqi”, shkruan KF Besa.