Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Aston Villas dhe Arsenalit, e vlefshme për xhiron e 30-të në Premierligë.
“Topçinjtë” vijnë pas humbjes nga Liverpooli në mesjavë dhe do të kërkojnë me ngulm fitoren që do t’i mbante brenda zonës së Championsit.
Momentalisht, Arsenali gjendet në pozitën e katërt me 51 pikë, një më shumë se Manchester United, i cili ka dy ndeshje më shumë të zhvilluara. Xhaka paraqitet titullar.
Në anën tjetër, Aston Villa gjendet në mesin e tabelës, pa ndonjë objektiv.