Arrigo Sacchi, ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares axurre ka folur për “Gazzetta dello Sport” mbi situatën në futbollin italian:
“Nuk kemi fituar asgjë në Europë me klubet që nga viti 2010. Spanjollët kanë ngritur 13 trofe, anglezët 6 trofe.
Shoh llogaritë e sezonit të kaluar dhe zbuloj se pas Anglisë, Italia është kombi që shpenzon më shumë.
Ndërkohë, në mesin e pesë të mëdhenjve, Spanja është kursimtarja kryesore. Idetë kanë më shumë rëndësi se paratë, Atalanta është një shembull. Është skuadra që na përfaqësoi më së miri, le ta falënderojmë”.