Dukagjini nga Klina importon tre pikë që nuk maten as me ari nga stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë!
Dukagjinasit shokojnë Llapin duke e mundur me rezultat 2:1, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Futbollisti Ahmed Januzi është trim i ndeshjes, duke shënuar dy gola për fitoren e Dukagjinit, në minutën e 9-të e 71-të.
Në minutën e 90+3, Amadu ngushton humbjen e Llapit.
Kryetrajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, i gëzohet jashtëzakonisht kësaj fitore në momentet e duhura dhe tani mendon për sfidën e radhës ndaj Malishevës dhe Llapi i shkon Prishtinës.
Llapi pothuajse është dorëzuar në luftë për titullin e kampionit, skuadër që renditet në vend të katërt me 41 pikë, ka një ndeshje më shumë e 10 pikë me pak se lideri Ballkani.
Dukagjini renditet në vend të 8-të me 29 pikë.