Babbel kundër Lewandowskit

Futboll

Babbel kundër Lewandowskit

Më: 19 mars 2022 Në ora: 14:14
Babbel kundër Lewandowskit

Tensioni i krijuar mes Bayernit dhe Lewandowskit për rinovimin e tij ka krijuar fraksione në mjedisin e bavarezëve. Disa mbrojnë lojtarin polak, ende gur themeli i projektit, i cili i dërgoi publikisht klubit një mesazh pakënaqësie, për mungesën e progresit në kontratën e tij që përfundon në vitin 2023.

Ndërkohë, një palë tjetër është pozicionuar, ish-lojtarët e Bajernit, mendojnë se presioni i Lewandowskit nuk justifikohet me gjithçka që i ka dhënë klubi dhe ku ndodhet për sa i përket pagës.

Basler ishte shumë kritik ndaj polakut disa ditë më parë dhe po ashtu edhe Markus Babbel. “Thuhet se nuk i mjafton vlerësimi, nuk mund ta dëgjoj më këtë”, ka thënë ish-lojtari i Bayernit për ‘Sky’.

“Asnjë lojtar nuk ka marrë aq shumë vlerësim sa Lewandowski te Bayerni në 20 vitet e fundit. Kjo ankesë e vazhdueshme e tij është e bezdisshme. Lewandowski fiton 25 milionë euro dhe dëshiron më shumë. Asnjë lojtar tjetër te Bayern nuk fiton kaq shumë. Kishte raste kur ai donte të largohej nga skuadra, megjithatë Bayerni e mbështeti sepse e vlerëson shumë”,- thotë Babbel.

Ndërkohë, ka qenë Matthaüs ai që është pozicionuar më afër krahut të sulmuesit. Ish-kapiteni i Bayernit dhe kampionit të botës me Gjermaninë kritikon drejtpërdrejt Kahn, administratorin e përgjithshëm dhe drejtuesit, për qëndrimin e vakët në lidhje me vazhdimësinë e Lewandowskit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat