Gjilani kthehet me një pikë nga Malisheva.
Skuadra e Ismet Munishit ndahet baras (0:0) me Malishevën, në takimin e javës së 26-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Një pikë e madhe për Gjilanin që lufton për titull dhe për Malishevën që synon mbetjen në shoqërinë e më të mirëve.
Malisheva zë vendin e pestë me 33 pikë e Gjilani është i dyti me 49 sosh, dy me pak se Ballkani, kjo e fundit ka një ndeshje me pak.
Në takimin e radhës Gjilani e pret Ballkanin dhe Malisheva sfidohet nga Dukagjini në Klinë.