Arsenali kthehet me tre pikë domethënëse nga Birmingnham, duke e mundur me rezultat 1:0 Aston Villën.
Futbollisti Granit Xhaka u paraqit titullar, duke dhënë maksimumin në këtë fitore shumë të rëndësishme.
Saka vulosi fitoren, duke shënuar në minutën e 30-të.
Xhaka është ndëshkuar me karton të verdhë në fund të pjesës së parë.
Pas javës së 30-të në Premier League, Arsenali renditet në vend të 4-të me 54 pikë e Aston Villa e trajnerit Steven Gerrard mban pozitën e nëntë me 36 sosh.