Gjilani ka barazuar me Malishevën në udhëtim.
Skuadra e Ismet Munishit u ndal nga Malisheva me barazim pa gola 0:0.
Pas ndeshjes për “Art Sport” u deklarua trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi.
Munishi u ankua për orar të ngjeshur të Gjilanit duke thënë se kanë
“Kjo është ndeshja e 5’të që ne luajmë brenda 13 ditësh, kjo as në Premierligë nuk ndodhë, është e vështirë të luhet në këtë stadium.
Normalisht që pengon lodhja, kemi luajtur të shtunën në vend që të luajmë të dielën ose të hënën, po e them edhe njëherë nuk ndodhë as në Premierligë, as të Manchester City dhe Liverpooli“, përfundoi Ismet Munishi.