Thaçi, akuza për gjyqtarin kryesor dhe VAR-in

Futboll

Thaçi, akuza për gjyqtarin kryesor dhe VAR-in

Më: 19 mars 2022 Në ora: 15:51
Thaçi, akuza për gjyqtarin kryesor dhe VAR-in

Malisheva dhe Gjilani kanë luajtur baras në kuadër të xhiros së 26-të në BKT Superligë 0-0.

Ka qenë një sfidë shumë e luftuar nga dy skuadrat dhe me raste të mira shënimi.

Trajneri i Malishevës, Arsim Thaçi ka folur pas ndeshjes duke thënë se krijuan raste të shumta dhe se merituan fitoren.

“Rasti i penalltisë në minutën e nëntë është dashur të rishikohet. Në VAR ka qenë një gjyqtar që unë e respektoj si Dardan Çaka që është dashur ta lajmërojë gjyqtarin kryesor Gramos Shala për ta rishikuar VAR-in”

“Shala është në fund të karrierës dhe i them që të gjykojë drejt dhe me nder”, tha trajneri i Malishevës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat