Bayern Munih e pret Union Berlinin, në kuadër të xhiros së 27-të në Bundesliga,
Ndeshja fillon nga ora 18:30 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Allianz Arena”.
Vendasit janë lider me 60 pike, kurse mysafirët ndodhen në vendin e tetë me 38 pike.
Bavarezët pas barazimeve synojnë vetëm fitoren me qëllim që ta rrisin diferencën e pikëve në tabelë, pasi është i ndjekur nga Dortmund me katër pikë më pak.