Reprezentuesi i Kosovës, Elbasan Rashani, realizoi për Clermont-in, por nuk i mjaftoi goli i tij që të kthehen me rezultat të favorshëm.
Lens ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Clermont-it, në takimin e javës së 29-të të elitës së futbollit francez.
Rashani shënoi në minutën e nëntë, ndërsa për vendasit shënuan Danso (39'), Sotoca (45+3) e Haidara (58').
Rashani u zëvendësua në minutën e 83-të.
Lens është në vend të gjashtë me 44 pikë e Clermont i 16-ti me 28 sosh.