Xavi flet për mundësinë e rikthimit të Messit

Futboll

Xavi flet për mundësinë e rikthimit të Messit

Më: 19 mars 2022 Në ora: 19:01
Xavi flet për mundësinë e rikthimit të Messit

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka folur rreth lajmeve që po e lidhin Lionel Messin me një rikthim në “Camp Nou”.

Trajneri spanjoll tha se argjentinasi i ka gjithmonë dyert e hapura.

“Leo Messi është lojtari më i mirë në histori dhe dyert do të jenë gjithmonë të hapura këtu te Barça për të”, tha Xavi.

“Ai meriton një nderim të madh  dhe nuk mund të them më shumë sepse ai ka një kontratë me Paris Saint-Germain”, shtoi trajneri i katalunasve.

Messi thuhet se nuk po ndjehet i lumtur në “Parc des Princes”, teksa pas eliminimit nga Liga e Kampionëve spekulimet janë rritur edhe më shumë për të ardhmen e tij.

Për 34-vjeçarin raportohet se mund të rikthehet sërish te Barcelona.

Ndryshe, Lionel Messi ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor 2023.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat