Visar Bekaj ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes te Tirana me penalltinë që i priti Agim Ibraimit.
Në intervistën pas ndeshjes, portieri bardheblu theksoi, sikurse trajneri Shehi, se Tirana nuk duhet të mendojë se e ka fituar titullin që tani.
“E kam thënë edhe më herët që objektivi është ndeshja e radhës. Nëse gjykojmë kështu, do ta arrijmë qëllimin. Nëse mendojmë se jemi kampionë, mund të ndëshkohemi.
“Çdo lojtar i bën lëvizjet e veta, e analizon kundërshtarin. E lexova goditjen e Ibraimit.
Për penalltitë punoj më shumë me Shehin", tha Bekaj.