United dhe Munich në garë për Djed Spence

Futboll

United dhe Munich në garë për Djed Spence

Më: 20 mars 2022 Në ora: 09:56
Dejd Spence.

Dy gjigantët evropian, Manchester United dhe Bayern Munich janë në garë për mbrojtësin e krahut të Nottingham Forest, Dejd Spence.

Spence është i huazuar nga Middlesbrough te Nottingham Forest dhe forma e mirë e tij është vënë re nga ekipet e mëdha.

Sipas ‘Goal.com’, Manchester United dhe Bayern janë në garë për 21 vjeçarin, pasi e shohim atë si një lojtar i së ardhmes.

Mbrojtësi ka një kontratë me Middlesbrough deri në vitin 2024, por në fund të sezonit mund të largohet drejt ndonjërit nga gjigantët evropian që janë pas tij.

Shuma që ekipet do duhet t`i paguajnë ekipit të ligë së dytë të futbollit anglez, Middlebrough është 20 milionë dollarë.

Mbetet të shihet se drejt cilit ekip do të transferohet talenti i ri Spence.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat