Ylli belg, Eden Hazard nuk është paraqitur në asnjë ndeshje të Real Madridit ndaj rivalit të tyre më të madh Barcelonës.
Anësori i Real Madridit, Hazard ka qenë i lënduar në pothuajse të gjitha ‘El Clasicot’, që janë zhvilluar që nga transferimi i tij te ‘Mbretëritë’.
Në vitin 2019, ai pati një lëndim në kyçin e këmbës dhe nuk arriti të jetë i gatshëm për të dyja ndeshjet që u zhvilluan në La Liga.
Ndeshje të fituara nga madrilenët 3:1 xhiroja e parë dhe 2:0 e dyta.
Këtë sezon, ai ishte në stolin e Realit në ‘Camp Nou’ dhe atë të Superkupës së Spanjës, por nuk u paraqit.
Që nga transferimi i tij te ‘Los Blancos’, janë zhvilluar gjashtë ‘El Clasico’, ndërsa Hazard nuk ka bërë asnjë paraqitje.
Mbetet të shihet nëse Carlo Ancelotti do t`i dhurojë minuta anësorit belg në ndeshjen e sotme, e cila fillon në orën 21:00.