Xherdan Shaqiri shpërthen me gol në Amerikë

Futboll

Xherdan Shaqiri shpërthen me gol në Amerikë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 11:14
Xherdan Shaqiri shpërthen me gol në Amerikë

Xherdan Shaqiri i është gëzuar golit të parë në Amerikë teksa ka gjetur rrugën e rrjetës me skuadrën e tij të re, Chicago Fire.

Sulmuesi me origjinë shqiptare shënoi golin e dytë për të tijtë në fitoren 3-1 (nisi aksionin edhe në dy golat e tjerë) ndaj Sporting Kansas City pasi në minutën e 50-të u tregua i saktë nga penalltia duke dërguar topin në një krah dhe portierin në krahun tjetër.

30-vjeçari është shndërruar menjëherë në një nga lojtarët kryesorë të Chicago Fire dhe në katër ndeshjet prej kur është bërë pjesë e skuadrës, i ka luajtur të gjithë minutat teksa ka dhuruar edhe dy asiste.

Kujtojmë se Shaqiri u transferua në MLS këtë merkato dimërore ku u përshëndet me Lyonin për të provuar ëndrrën amerikane, e cila mesa duket thjesht sa ka nisur të realizohet.

Chicago synon të jetë kampionia e Konferencës së Lindjes dhe sezonin e ka nisur mbarë me dy barazime dhe dy fitore që e mbajnë skuadrën në vendin e dytë, vetëm dy pikë larg kryesuesve të Philadelphia ndërsa për të mbërritur objektivin sytë janë drejtuar nga Xherdan Shaqiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat