Tek Atletico Madrid ka shumë besim pas shortit të çerekfinaleve të Champions League, që ka vënë Colchoneros kundër Manchester City-t.
Presidenti Enrique Cerezo ka komentuar ecurinë e skuadrës së tij në një intervistë për Sport Illustrated.
“Shortet e Champions League kështu janë. City është një skuadër fantastike me një trajner të mrekullueshëm. Por jemi edhe ne”, ka thënë numri një i madrilenëve.
“Të shohim se çfarë do të ndodhë. Mendoj se shanset për t’u kualifikuar janë 50-50. Kemi luajtur në Manchester (kundër United). E njohim ambientin, hotelin dhe vendet ku të shkojmë. Do të kthehemi atje për të bërë një ndeshje të madhe”.
Përsëri në lidhje me shortin: “Duhet të them se nuk doja një nga dy spanjollet, as Villarreal-in dhe as Real Madrid-in. Kështu që nëse shikon se çfarë mbetet me Liverpool, Chelsea, City, Bayern…”.
Do të shohim nëse Atletico Madrid i Simeone-s do të arrijë të kalojë Qytetarët e Guardiola-s, pasi ka mundur në përballejn e dyfishtë Manchester United në 1/8-at.