Barcelona nuk po humb kohë dhe duket se ka mbyllur edhe marrëveshjet me 3 lojtarë të tjerë për vitin që vjen. Ata janë Christensen, Kessie dhe Mazraoui.
Duke qenë se kontratat e këtyre lojtarëve përfundojnë në korrik me ekipet përkatëse, zyrtarët e Barcelonës nuk kanë dashur të vonojnë.
Vitin e kaluar Barcelona mori tre lojtarë me 0 lekë: Eric Garcia, Memphis Depay dhe Kun Aguero. Më pas në janar nënshkroi edhe veterani Dani Alves.
Por katalanasit nuk mjaftohen me kaq, pasi 3 lojtarë të tjerë janë thuajse zyrtarizuar me blaugranat.
Christensen do të përfundojë kontratën me Chelsea-n, Kessie me Milanin dhe Mazraoui me Ajax-in, kështu që vitin e ardhshëm me siguri do të vishen kuq e blu.