Me fillim nga 13:00, Monaco do të përballet me PSG-në në Stade Louis II, shkruan Insporti.
PSG ka mposhtur Monacon në tre përballjet e fundit me të njëjtin rezultat 2-0.
Në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, lojtarët e mentorit belg, Philippe Clement kanë fituar vetëm një herë, gjë që i ka zbritur në vendin e tetë në tabelën e ligës dhe kanë rënë si nga Europa League ashtu edhe nga Kupa e Francës.
PSG po lufton për titull në Ligue 1, për shkak se u eliminuan nga Real Madridi prej Ligës së Kampionëve.
Aktualisht kuqeblutë kryesojnë renditjen e Ligue 1.
Formacionet startuese:
Monaco: Nubel; Aguilar, Disasi, Badiashile, Hendrique, Lucas, Tchouameni, Fofana, Martins, Golovin, Ben Yedder;
PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Mendes; Danilo, Paredes, Verratti; Wijnladum, Mbappe, Neymar.