Tifo grupi nga qyteti i Mitrovicës, “Torcida” feston sot 38-vjetorin e themelimit.
“Torcidat” janë njëri prej tifozerive më të mëdha kosovare, që tani e 38 vite gjendet në shkallët e stadiumeve dhe palestrave.
Njoftimin për 38-vjetorin e themelimit e bënë vet grupi mitrovicas, teksa kërkuan unifikim të të gjitha gjeneratave.
“Çdo sakrificë për ty i’a vlen! Urime 38 vjetori të gjithë anëtarëve të Torcidës, atyre të mëhershëm, të sotëm dhe atyre që do vijnë.
Sakrifica e te gjitheve e mundesoj qe t’vazhdojme t’i dominojm tribinat. Më shumë se kurre na duhet unifikimi dhe bashkimi i të gjitha gjeneratave”, shkruan në Facebook tifo grupi mitrovicas.