Sot do të zhvillohen dy takimet radhës së xhiros së 26’të të Superligës së Kosovës.
Me fillim nga ora 13:30, në Gjilan në stadiumin me bari sintetik zhvillohet kryendeshja mes Dritës dhe Prishtinës.
Drita vazhdon të mbajë gjallë shpresat për titull sado të vogla që janë ato, derisa Prishtina ende nuk e ka siguruar mbijetesën në elitë.
Formacionet startuese:
Drita: Maloku; Limani, Balde, Cuculi, Blakqori; Krasniqi, Namani, Fazliu; Ajzeraj, Simonovski, Kryeziu;
Prishtina: Haxho; B.Krasniqi, Pllana, Tomasevic, Mici; Karabeci, Boshnjaku; Mankenda, E.Krasniqi, John; Kryeziu.