Ballkani i Therandës përforcon kreun e tabelës në elitën e futbollit të Kosovës.
Therandasit shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Drenicës së Skenderajt.
Me këtë fitore therandasit shkëputen + 5 pikë para Gjilanit.
Në minutën e 41-të, futbollisti Blend Baftiu shënon për 1:0, ndërsa Lumbardh Dellova (59’) vulosi fitoren.
Ballkani kryeson me 54 pikë duke e lënë pas Gjilanin me 49, ndërsa Drenica renditet në vend të shtatë me 32 pikë pas 26 jave.