Real - Barcelona, derbi i madh

Futboll

Real - Barcelona, derbi i madh

Më: 20 mars 2022 Në ora: 13:59
Real - Barcelona, derbi i madh

Sonte (e diel) do të zhvillohet “El Clasico” ku do të përballen skuadrat më më të mira në botë, Real Madridi dhe Barcelona, në kuadër të xhiros së 29-të në La Liga.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Pa dyshim që ndeshja pritet të jetë e zjarrtë si çdoherë.

Madrilenet janë lider aktual në tabelë ku ka grumbulluar 66 pike, kurse katalunasit janë në pozitën e katër me 51 pike.

Diferenca prej 15 pikëve (me një ndeshje më shumë të luajtur) e bën Real Madridin favorit në letër.

Kujtojmë se, sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema nuk është në dispozion për këtë ndeshje të madhe, pasi është i lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat