Skuadra e Sampdorisë i shkakton humbje me rezultat 2:0 Venezia-s, duke e thelluar edhe më shumë në krizë.
Skuadra nga Genoa kthehet me tre pikë të rëndësishme duke ikë sa më larg skuadrave të rrezikuara.
Futbollisti Caputo (24' e 38') është trim i fitores së Sampdorisë.
Henry i Venezia-s në minutën e 86-të u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.
Pas javës së 30-të në Serie A, Sampdoria zë vendin e 15-të me 29 pikë e Venezia është e 18-ta me 22 sosh.