Drita e Gjilanit ka arritur tre pikë të rëndësishme në luftë për titullin e kampionit të Kosovës, ndërsa Prishtina me këtë humbje nuk do të jetë e qetë në vazhdim të kampionatit, pasi që mund të bie në zonë e skuadrave të rrezikuara.
Drita ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Prishtinës.
Kaltër e bardhët ndalen tre pikë në konak të tyre me golat e realizuar nga Marko Simonovski (48’ – nga distanca) e Prince Balde (80’).
Drita zë vendin e 3 të me 46 pikë e Prishtina është e gjashta me 32 sosh pas 26 jave të zhvilluara deri me tash.
BKT Superliga e Kosovës
Ballkani - Drenica 2:0
Malisheva - Gjilani 0:0
Drita - Prishtina 2:0
Llapi - Dukagjini 1:2
Feronikeli - Ulpiana 2:2
Renditja
1. Ballkani 26 16 6 4 41:17 54
2. Gjilani 26 12 13 1 35:20 49
3. Drita 26 13 7 6 36:17 46
4. Llapi 26 11 8 7 43:31 41
5. Malisheva 26 9 6 11 32:30 33
6. Prishtina 26 8 8 10 31:27 32
7. Drenica 26 9 5 12 33:36 32
8. Dukagjini 26 6 11 9 24:30 29
9. Ulpiana 26 5 9 12 24:44 24
10. Feronikeli 26 3 3 20 11:58 12
Në javën e ardhshme do të takohen: Ulpiana - Drita, Dukagjini - Malisheva, Gjilani - Ballkani, Prishtina - Llapi dhe Drenica - Feronikeli.