Mbappe e Neymar me PSG-në pësuan humbje të rëndë në udhëtim, me rezultat 3:0 nga Monaco.
Pak kush e ka pritur se PSG do të mposhtet me rezultat të thellë në konak të Monacos.
PSG u paraqit pa Lionel Messin, ndërsa Monaco bëri lojë të madhe.
Golat i realizuan Ben Yedder (25' e 84'-nga penalltia), Volland (68').
Pas javës së 29-të në elitën e futbollit francez, PSG udhëheq me 65 pikë e Monaco renditet në vend të shtatë me 44 pikë.