Jurgen Bardhi ka shënuar golin e katërt në ligën e dytë turke.
Mesfushori ofensiv u transferua në merkaton e verës së kaluar te Tuzlaspor, që sot humbi 3-1 në fushën e Bandirmaspor.
Vendasit mbyllën pjesën e parë në avantazh, teksa në minutën e 68-të shënuan edhe golin e dytë. Tuzlaspor reagoi dy minuta më pas, duke shkurtuar rezultatin me anë të Jurgen Bardhit.
Gjithsesi, Bandirmaspor shënoi edhe golin e tretë katër minuta nga fundi, duke marrë tre pikët në këtë përballje.
Goli i katërt sezonal për Bardhin, i cili numëron edhe tre asiste, teksa Tuzlaspor mbetet në vend të 13-të, katër pikë mbi zonën e ftohtë.