Skënderbeu-Kukësi është ndeshja që do të mbyllë javën e 26-të të Abissnet Superiore. Korçarët, të cilët qëndrojnë në fund të renditjes kërkojnë në çdo formë që të grumbullojnë pikë, në mënyrë që të shpëtojnë nga rrëzimi prej kategorisë, një mission i vështirë ky duke ditur se deri më tani kanë grumbulluar vetëm 18 pikë dhe gara është shumë e fortë.
Ndërsa Kukësi nga ana tjetër ndodhet në vend të tretë me 42 pikë dhe kërkon që të mos bjerë nga zona e Europës.
Ndërsa na ndan rreth një orë nga startimi i kësaj ndeshje, trajnerët Skënder Gega dhe Diego longo kanë vendosur edhe se si do të luajnë skuadrate tyre sot.
Formacionet zyrtare:
Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Sadria, Shehi, Frashëri, Jean Vicktor, Randy, Moraes, Berisha, Mara, Pusi.
Trajneri: Skënder Gega
Kukësi: Tafas, Ndreca, Pëllumbi, Lulaj, Gligorov, De Lucas, Gj.Taipi, Sh.Taipi, Milunovic, Basa, Puntus.
Trajneri: Diego Longo.