Noussair Mazraoui vazhdon të jetë në mesin e lojtarëve më të komentuar, në prag të merkatos së verës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë me shumë gjasë do të largohet nga skuadra e Ajax Amsterdam, dhe interesimi kryesor për të vjen nga Barcelona.
Së fundmi, lojtari maroken ka folur për të ardhmen e tij, duke treguar se cilat do të jenë kushtet që ai do t’i shqyrtojë para se të bëjë zgjedhjen e tij.
“Projekti, kontrata, emri i klubit, të gjitha janë me rëndësi. Janë dy muaj të mbetur në kontrata dhe në këta dy muaj do të merret vendimi”, ka thënë Mazraoui për ‘NOS’.
Lojtari tutje tregoi edhe modelin që ka ndjekur ndër vite, dhe ai është një ikonë e Barcelonës, që u kthye së fundmi në ‘Camp Nou’.
“Shembulli që ndjek? Dani Alves, pa dyshim”, shtoi mbrojtësi i djathtë.
Barca raportohej se kishte mbyllur marrëveshjen personale me lojtarin, por vet ky i fundit javën e kaluar tha se akoma gjithçka është e hapur.