Alain Giresse flet nesër për sfidat e Kosovës

Futboll

Alain Giresse flet nesër për sfidat e Kosovës

Më: 20 mars 2022 Në ora: 17:15
Alain Giresse flet nesër për sfidat e Kosovës

Alain Giresse flet nesër në një konferencë shtypi para dy ndeshjeve!

Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore ku do të debutojë edhe trajneri i ri Alain Giresse.

Më 24 mars “Dardanët” do të ballafaqohen me Burkina Fason në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, kurse pesë ditë më vonë ndeshen me Zvicrën në udhëtim.

Në prag të këtyre dy sfidave, Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se Giresse të hënën duke filluar nga ora 11:00 do të dal në një konferencë për media për të shpalosur të gjitha detajet dhe planet e tij për këto dy miqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat