Ronald Koeman mund të rikthehet së shpejti në punën e trajnerit dhe sërish te Kombëtarja e Holandës.
Federata e Futbollit e Holandës thuhet se është e interesuar për rikthimin e 58-vjeçarit.
Pas një periudhe të vështirë te Barcelona, holandezi u shkarkua dhe është i lirë që nga tetori i vitit të kaluar.
Megjithatë, ai mund të rikthehet sërish në krye të Kombëtares A të Holandës, sipas “NOS”.
Mediumi holandez ka raportuar se Federata holandeze është duke negociuar për rikthimin e 58-vjeçarit.
Koeman ishte selektor te “Tulipanët” nga viti 2018 deri më 2020. Selektori i tanishëm, Louis van Gaal ka konfirumar se do të largohet pas përfundimit të Kampionatit Botëror të këtij viti.
Largimi i tij mund t’ia lehtësoj rrugën Ronald Koemanit për t’u rikthyer.