Në orën 18:00 do të fillojë derbi i kryeqytetit të Italisë mes Lazios dhe Romës, në një sfidë mes dy prej skuadrave më prestigjioze të futbollit europian. Kjo do të jetë dhe një sfidë ku ka brenda shumë shqiptarë.
Tek Lazio do të luajnë titullarë në sfidën e sotme Hysaj dhe Strakosha, por befasia qëndron në kampion e kundërt. Trajneri Murinjo ka vendosur që të lërë në stol Marash Kumbullën edhe pse mbrojtësi ka luajtur shumë kohët e fundit.
Diferenca në renditje mes dy skuadrave është vetëm një pikë me Lacion që gjendet në vendin e 5 me 49 pikë, ndërsa Roma në të 6-in me 48.
Roma Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Oliveira, Zalewski; Pellegrini, Mkhitaryan; Abraham.
Lazio Strakosha; Hysaj, Luiz Felipe, Acerbi, Marusic; Milinkovic-Savic, Leiva, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Pedro.