Futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri, është në formën më të mirë, duke shënuar për fitoren e Servette-s, me rezultat 2:1 ndaj Sionit, në takimin e javës së 27-të të Kampionatit të Zvicrës.
Imeri shënoi në minutën e 44-të për fitoren 2:1.
Për Servetten shënuan Cognat (25') e Imeri (44') dhe për Sionin Stojilkoviq (33').
Valon Behrami e Kastriot Imeri u paraqitën standardë për Servetten, duke u zëvendësuar në minutën e 76-të përkatësisht 90+4.
Pas javës së 27-të, Servette renditet në vend të 5-të me 38 pikë e Sioni në të 7-tin me 30.