Skuadra shqiptare, Deçiqi nga Tuzi, iu kthehet fitoreve në Kampionatin e Malit të Zi.
Pas dy humbjeve e një barazimi, Deçiqi ka shënuar fitore me rezultat bindës 4:0 ndaj Mornarit.
Futbollistët nga Tuzi treguan lojë shumë të mirë, duke mos lejuar rivalin në asnjë moment që t’ua rrezikoj fitoren.
Golat i realizuan Drashko Bozhoviq (25’), Jonatan Dreshaj (34’), Aleks Marushiç (56’), Danillo Peshukiç (58’).
Pas javës së 26-të Deçiqi renditet në vend të katërt me 42 pikë e Mornari në të 6-tin me 31.